06 Janar 2025

Tregu i shitjes së makinave në Shqipëri regjistron ulje

Tiranë, 3 korrik - Ndaj një viti më parë Indeksi i volumit të shitjeve për tre muajt e parë u rrit 15.8 për qindpër grupin "tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve".

Sipas INSTAT-it, krahasuar me 3-mujorin e fundit të vitit 2012 rezulton se volumi i shitjeve për këtë grup u ul me 12.5%.

Deri në fund të 2012-s në Shqipëri importet e automjeteve arritën në 40 mijë dhe sipas INSTAT-it u trefishuan krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011, me mesatare mujore rreth 13 mijë makina, nga rreth 4.000 që ishin në 2011-ën.

Ekspertët gjykojnë se kjo rritje erdhi si efekt i ndryshimit në ligjin për importin e automjeteve në shtator 2011, kur u eleminua taksa e ndotjes për mjetet e importuara dhe nisi nga zbatimi vjelja e saj gjatë gjithë kohës së përdorimit të mjetit përmes rritjes së taksave të regjistrimit dhe qarkullimit.

Por në fakt, ndryshimi nxiti rritje të importit të makinave të përdorura, ndërsa të makinave të reja rezultojnë minimale dhe për më shumë, në rënie krahasuar me vitet e fundit.

Në 2011 rezultoi se 77 për qinde makinave të targuara për herë të parë kishin minimalisht 10 vjet përdorim dhe ky fenomen vijoi edhe gjatë vitit që shkoi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)