Tregtia me Italinë 37 %
Tiranë, 29 dhjetor -INSTAT ka njftuar se në nëntor 2013 eksporti i mallrave arriti në 21 mld lekë, duke u rritur afërsisht 7 % në krahasim me nëntor 2012.
Rritje më të madhe ka patur në eksportet e grupeve: Produkte kimike dhe plastike afërsisht 45 %, Prodhime druri dhe letre afërsisht 41 % dhe Tekstile dhe këpucë afërsisht 14 %. Eksporti i grupit Lëkurë dhe artikujt prej tyre u ul afërsisht 15 % dhe Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi u ul afërsisht 13 %.
Në Nëntor 2013 importi i mallrave arriti në 44 mld lekë, duke u ulur 4 % në krahasim me Nëntor 2012. Ulje më të madhe ka patur në importet e grupeve: Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike 22 %, Produkte kimike dhe plastike afërsisht 12 % dhe Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi afërsisht 4 %. Importi i grupit Lëkurë dhe artikujt prej tyre u rrit afërsisht 31 % dhe Tekstile dhe këpucë u rrit afërsisht 20 %.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 23 mld lekë, duke shënuar një ulje afërsisht 12 % krahasuar me Nëntor 2012.
Tregtia me vendet e BE është rreth 66 %. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia, Turqia, Kina dhe Greqia. Tregtia me Italinë është afërsisht 37 %, ndërsa me Turqinë, Kinën dhe Greqinë është afërsisht 7 %.