Tregtia ilegale e cigareve i kushton Greqisë 565 milionë euro humbje
Athinë, 28 qershor - Vitin e kaluar, shtetit grek i munguan 565 milionë euro taksa për shkak të tregtisë ilegale të cigareve me një ritëm prej 17,8 për qind më shumë sesa viti paraardhës.
Njoftimi u bë i ditur nga botimi elektronik i gazetës greke \"Kathimerini\", bazuar mbi sondazhin e KPMG-së, i kryer në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian për katër kompani shumëkombëshe, që merren me tregtinë e cigareve.
Pjesa më e madhe (shtatë në 10 cigare) kontrabandë janë prodhuar jashtë territorit të Evropës dhe përfaqësojnë marka të mirënjohura.
Numri i tyre u rrit 63 për qind në vitin 2013 krahasuar me 2012-ën. Policia greke sekuestroi vitin e kaluar sasinë e dytë më të madhe në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian, sasi që arrinte në 2,8 miliardë cigare.
Sakaq, vitin e kaluar, një në 10 cigare në Bashkimin Evropian ishte ilegale.