05 Janar 2025

Tregjet financiare amerikane mbyllen në renie të lehtë

New York, 26 maj - Tregjet financiare në Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten janë mbyllur në rënie të lehtë në sesionin e kaluar, pasi fitimet e kompanisë Hewlett-Packard kanë ndihmuar në kufizimin e humbjeve.

Aksionet e Hewlett-Packard u rritën me rreth 17 për qind, pasi prodhuesi më i madh në botë i kompjuterave rriti parashikimin për fitime gjatë këtij viti.

Në treg ka mbizotëruar pesimizmi i deklaratës të Shefit të Rezervës Federale, Ben Bernanke dhe të dhënat negative mbi aktivitetin e fabrikave në Kinë.

Në mbyllje të punimeve, indeksi Dow Jones ra lehtë me 0.08 për qind, Standard & Poor\'s 500 humbi 0.29 për qind të vlerës dhe Nasdaq Composite u mbyll në rënie me 0.11 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)