Takohen kompanitë industriale e tregtare të Evropës Juglindore
Podgoricë, 27 maj - Në qytetin Bregdetar Pacici të Malit të zi, janë mbledhur 100 kompani të mëdha industriale dhe tregtare të Evropës jugore me qëllim shkëmbimi e eksperiencave dhe analizimin e mundësive ekonomik të vendeve të rajonit për arritjen e një hovi në zhvillimin e ekonomik.
Sipas agjencisë IRNA I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryeministri i Malit të Azi, Milo Gjukanovic i cili organizimin e këtij takimi e ka quajtur konfirmim të stabilitetit në rajon dhe i hapave të rëndësishëm në anë të unifikimit të mundësive ekonomike të kompanive rajonale.
Gjukanovic në cilësinë e kryetarit të radhës së këtij takimi tha se vendet e rajonit që të arrijnë të konkurrojnë me kompanitë e mëdha evropiane duhet të forcojnë akoma më shumë lidhjet mes tyre dhe ky takim krijon mundësitë për vazhdimin e bisedimeve rreth mundësive të komunikimit.
Në këtë takim dyditor kanë marrë pjesë presidentët e 100 kompanive dhe fabrikave rajonale dhe të ftuar të tyre si kryeministri i Malit të Zi, Serbisë, BH, të cilët kanë diskutuar për problemet ekonomike, rrugëdaljet nga kriza, shkaqet e papunësisë së vendeve të rajonit dhe shtimit të bashkëpunimit rajonal.