09 Janar 2025

Suficiti tregtar i Gjermanisë arriti nivelin më të lartë

Berlin, 8 shkurt - Suficiti tregtar i Gjermanisë arriti në 2013-n nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë që prej krijimit të kësaj statistike, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave, Destatis.
    
Ky suficit arriti vitin e kaluar në 198,9 miliardë euro, kundrejt 189,8 miliardë në 2012-n në të dhëna bruto, duke përmirësuar kështu rekordin e mëparshëm të vitit 2007 prej 195,3 miliardë euro. Pra, bëhet fjalë për nivelin më të lartë të tij që prej vitit 1950, kur filloi të mbahej kjo statistikë.

Eksportet e ekonomisë më të madhe evropiane kanë rënë vitin e kaluar me 0,2 për qind duke arritur në 1 093,9 miliardë euro, ndërsa importet janë tkurrur edhe më tepër me 1,2 për qind, duke arritur në 895 miliardë euro.

”Në dhjetor, suficiti tregtar është rritur në 18,5 miliardë euro në të dhëna të korrigjuara të luhatjeve të stinës”, bëri të ditur Destatis, që duket qartë se e ka rishikuar me rritje shifrën e nëntorit, në 18,9 miliardë euro kundrejt 17,8 miliardëve të njoftuar më parë, kryesisht për shkak të një rillogaritjeje me ulje të importeve.

Në dhjetor, eksportet kanë arritur në 92,5 miliardë euro, kundrejt 93,3 miliardë muajin e mëparshëm dhe importet në 74 miliardë euro, kundrejt 74,4 miliardë në nëntor, në të dhëna të korrigjuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)