Spanja, vendi me deficitin më të lartë në Eurozonë vjet
Bruksel, 22 tetor - Spanja është vendi që ka regjistruar deficitin më të madh në Eurozonë vitin e kaluar, 10. 6 %, sipas shifrave të reja të publikuara nga Eurostati.
Ndërkohë, pas saj renditen Greqia me 9 për qind dhe Irlanda me 8.2 për qind. Gjithsej 17 shtete anëtare të BE-së kishin vjet një deficit më të lartë se 3 për qind e GDP-së.
Deficitet më të ulëta janë shënuar në Estoni dhe Suedi (-0.2 për qind), Luksemburg (-0.6 për qind) dhe Bullgari (-0.8 për qind). Gjermania ka arritur një suficit qeveritar 1 për qind.
Vitin e kaluar deficiti si i 17 vendeve anëtare të Eurozonës, ashtu edhe i 28 vendeve anëtare të BE-së, u ul krahasuar me vitin 2011, ndërsa borxhet qeveritare u rritën në të dy këto zona.