Sot nis inkasimi i taksave në Jarinje dhe Brnjak
Prishtinë, 14 dhjetor - Sot fillon inkasimi i taksave në dy pikëkalimet kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në veri, konkretisht në Jarinje dhe Brnjak,
Zëdhënës i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se të gjitha përgatitjet janë kryer për të bërë zhdoganimin e mallrave të importuara nga Serbia, në pikat e përmendura doganore të Kosovës.
Me qëllimin të informimit sa më mirë dhe më drejt lidhur me zhvillimet dhe ecurinë e procesit Drejtori i përgjithshëm i doganës Lulzim Rafuna po sot organizon një konferencë për shtyp.