05 Janar 2025

Sot hapet panairi ndërkombëtar Expokos 2013

Prishtinë, 15 maj - Congress & Event organization (CEO) sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve organizon ceremoninë e hapjes solemne të panairit ndërkombëtar Expokos 2013. 

Si panair i specializuar në sektorin e ndërtimtarisë, teknikës, energjetikës, mobilerisë dhe paluajtshmërisë, Expokos gjatë 12 viteve të punës së vazhdueshme ka arritur të profilizohet si eventi më i rëndësishëm për promovimin e këtyre sektorëve jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet përreth.

Në edicionin e sivjemë, pjesëmarrës në mënyrë të organizuar do të jenë kompanitë ekspozuese nga Kroacia, Çekia, Greqia dhe Bullgaria, të cilët vijnë të mbështetur nga institucionet qeveritare të vendeve të tyre. 

Ndërsa duke llogaritur edhe kompanitë e shumta ekspozuese të cilët prezantohen në baza individuale, numri i shteteve përfaqësuese me produktet e tyre në panairin Expokos do të jetë mbi 20. 

Pjesë përberëse e panairit edhe sivjet janë një numër i konsiderueshëm i institucioneve dhe asociacioneve të biznesit si: APIK (Agjencioni për Promovimin e Investimeve në Kosovë), OEDSH, Oda Ekonomike e Selanikut, Oda Ekonomike për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme e Selanikut, Oda Ekonomike e regjionit Larisa nga Greqia, Panairi Ndërkombëtar i Selanikut, Oda Ekonomike e Austrisë, Oda Ekonomike e Kroacisë, Oda Ekonomike për Tregti dhe Zejtari e Kroacisë, Agjencioni Shtetëror Çek për Promovimin e Tregtisë / CzechTrade, Konfederata e Industrisë nga Republika Çeke, Oda Ekonomike e Çekisë, si dhe shumë shoqata të profesionistëve të këtyre fushave. 

Si rezultat i bashkëpunimit tashmë të konsoliduar me asociacionet e biznesit dhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare, panairi EXPOKOS po e zgjeron poashtu edhe rrjetin e vizitorëve ndërkombëtarë, të cilët po e shfrytëzojnë këtë ngjarje për të vënë kontakte dhe komunikim profesional me kategorinë më reprezentative të komunitetit të biznesit nga Kosova dhe rajoni.

Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Greqia dhe Belgjika janë disa nga shtetet prej të cilave do të ketë delegacione të rëndësishme afaristësh dhe zyrtarësh institucional të cilët do ta vizitojnë panairin EXPOKOS për të realizuar takime me manaxherët e kompanive pjesëmarrëse, si dhe me përfaqësues të institucioneve të Kosovës. 

Një nga inputet e rëndësishme për kredibilitetin ndërkombëtar të panairit EXPOKOS është padyshim pranimi vitin e shkuar i CEO - Congress & Event Organization në asociacionin më të rëndësishëm botëror të industrisë së panaireve UFI, i cili asociacion, e ka bërë certifikimin e panairit EXPOKOS si ngjarje të aprovuar, cilësia organizative e së cilës është në linjë me rregullat bashkëkohore të aplikuara në sferën e industrisë ndërkombëtare të panaireve tregtare.   

CEO bën të ditur poashtu se në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar muaj më parë me një nga organizatorët më të mëdhenj të panaireve në Greqi – Panairin ndërkombëtar të Selanikut – në shtator të këtij viti, ne do të organizojmë, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, dërgimin e kompanive Kosovare për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre në Greqi.

Në lidhje me këtë projekt ne jemi duke punuar me institucionet dhe komunitetin e biznesit në mënyrë që pjesëmarrja e Kosovës të jetë sa më e kompletuar dhe të rezultojë me suksese konkrete, në të mirë të rritjes së prezencës së produkteve kosovare në një treg të afërt gjeografikisht dhe pjesë e BE-së, siç është Greqia.

Panairi do të jetë i hapur nga data 15 deri më 18 maj dhe hyrja për të gjithë vizitorët do të jetë pa pagesë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)