Shtyhet shitja e Njësisë NT Agimi Objekti i Vjetër i Administratës
Prishtinë, 6 dhjetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyer shitjen e Njësisë nr. 27: NT Agimi Objekti i Vjetër i Administratës. Ky aset ishte tenderuar për tu shitur përmes shitjes së aseteve nr. 23, që do të mbahet me datë 11 dhjetor 2013.
Afati i fundit për para-kualifikim për të marrë pjesë në tenderin e shitjes së aseteve në likuidim nr. 23 është data 04 dhjetor 2013. Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 11 dhjetor 2013, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.