05 Janar 2025

Shtohen mosmarrëveshjet tregtare mes Kinës dhe BE-së

Pekin, 17 maj - Në shtatorin e vitit të kaluar, Bashkimi Europian (BE) zhvilloi hetime anti-dumping dhe anti-subvencion për panelet diellore kineze.

Kohët e fundit, Komisioni i BE-së sugjeroi për rinisje të këtyre hetimeve ku thuhet se do të marrë taksa anti-dumpingu nga 37 për qind deri në 68 për qind. Njoftohet se ky komision po konsultohet me vendet anëtare lidhur me këtë çështje.

Për këtë, zëdhënësi e Ministrisë kineze të Tregisë Shen Danyang u shpreh se nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo qasje e BE-së do ti dëmtojë rëndë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Kinë-BE.

Marrëdhëniet tregtare janë marrëdhëniet më aktive dhe potenciale në marrëdhëniet dypalëshe, por në vitin 2012, vëllimi tregtar u ul 3.7 për qind.

Përveç kësaj, BE-ja vendosi të zhvillojë hetime paraprake anti-dumping dhe anti-subvencion edhe për pajisjet e telekomunikacionit që importohen nga Kina.

Për këtë, Shen Danyang u shpreh se bashkëpunimi afatgjatë midis Kinës dhe BE-së në këtë fushë sjell fitime reciproke dhe tregu kinez është gjithmonë i hapur.

\"BE-ja mori masa të njëanshme, masa këto që dëmtojnë interesat dypalëshe. Kjo është dhe një nga arsyet pse shumë vende anëtare të BE-së nuk i përkahën hetimet. Kina i qëndron gjithnjë mendimit se dallimet apo mosmarrëveshjte duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe nuk dëshiron që të zhvillojë luftë tregtare me BE-në,\" theksoi Shen Danyang.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)