09 Janar 2025

Shqipëria shet 5 miliardë lekë obligacione

Tiranë, 6 shkurt - Institucionet financiare shqiptare po përpiqen të rrisin maturitetin e borxhit nëpëmjet shitjes së më shumë letrave me vlerë afatgjatë, duke synuar kështu të ulin riskun e qarkullimit afatshkurtër.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë në datën 6 shkurt ankandin për shitjen e obligacioneve me vlerë 5 miliardë lekë, me afat maturimi 5 vjeçar, me interes fiks dhe variabël.

Sipas burimeve nga Banka Qendrore, për obligacione me interes fiks shuma e shpallur për shitje është 2,5 miliardë lekë. Ndërsa për obligacione me interes variabël shuma e shpallur për shitje është 2,5 miliardë lekë.

Pasi hasi probleme në sigurimin e të gjithë shumës së hedhur në ankand për të financuar borxhin përgjatë pothuajse gjithë muajit dhjetor, tregu duket se është qetësuar dhe financat nuk janë hasur më me vështirësi në qarkullimin e borxhit.

Kryesisht rreth 38,6 për qind e totalit të huamarrjes në tregun e brendshëm për 11 muajt e parë të vitit 2013 ështe realizuar me obligacione 7-vjeçare, 24 për qind me obligacione 3-vjeçare, 19,7 për qind me obligacione 10-vjeçare dhe 19,4 për qind me obligacione 5 vjeçare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)