Shqipëria e Maqedonia, synojnë rritjen e tregtisë dypalëshe
Shkup, 10 shkurt - Rritja e tregtisë dypalëshe dhe investimeve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të jetë në krye të axhendës së takimit dyditor që nis të shtunën në Shkup, njoftoi Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Takimi ka për qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve si dhe krijimin e klimës së favorshme të biznesit, thekson raporti.
Gjatë dy ditëve do të ketë takime ndërmjet personaliteteve nga fusha ekonomike si dhe përfaqësues të tregtisë nga të dyja vendet.