02 Janar 2025

Shqipëria bllokon sërish mallrat e Kosovës

Prishtinë, 27 mars - Shteti i Shqipërisë sërish ka goditur bizneset kosovare duke mos lejuar që të eksportojnë mallra. Menjëherë pas disa ditësh kur Kosova bllokoi qumështin që vinte nga Shqipëria, kjo e fundit bllokoi miellin kosovar që eksportohej në Shqipëri.

Kompanisë së miellit M&Sillos, tash sa ditë i janë bllokuar mbi 20 kamionë më miell në kufi me Shqipërinë. Arsyet si duket janë më shumë politike.

Sipas deklarimeve të kësaj kompanie, humbjet janë me qindra mijëra euro.

Gerald Wlflingseder, kryetar i Bordit në kompaninë e miellit M&Sillos, tha për Express se tash sa ditë janë bllokuar shumë kamionë të kompanisë të cilën ai e drejton.

Ai tregoi se arsye nuk janë logjike dhe se i kanë plotësuar të gjitha kushtet që janë kërkuar nga autoritetet e atij shteti dhe ata sërish kanë kërkuar edhe gjëra tjera shtesë. “Neve na janë ndaluar këto kamionë edhe pse kemi plotësuar gjitha kushtet që janë kërkuar nga shteti i Shqipërisë”, tha Wlflingseder.

Sipas tij, kjo më shumë po duket si një bllokadë për arsye politike se sa për ndonjë arsye me bazë ligjore. Institucionet kosovare sërish kanë nis përpjekjet e tyre për t`u marrë vesh me Shqipërinë.

Kosova para disa ditësh, bllokoi qumështin nga ky shtet për arsye të aflatoksinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)