09 Janar 2025

Shqipëri, ulet inflacioni

Tiranë, 11 mars  - Inflacioni në muajin shkurt ishte poshtë parashikimeve të Bankës së Shqipërisë e cila ka parashikuar si objektiv ruajtjen e indeksit të çmimeve të konsumit nga 2 deri në 4 %. Inflacioni për shkurtin ishte në 1.9.

Një vit më parë, në të njëjtin muaj inflacioni ishte në masën 2.5%. Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti i Statistikave, i cili vlerëson se është ulur inflacioni për disa mallra dhe shërbime të grupit shëndeti, por ka pësuar rritje grupi pije alkoolike dhe duhan.

Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 3,4 %, pasuar nga grupi “komunikimi” me 2,8 %, dhe “shëndeti” me 1,3 % etj.

Sipas INSTAT rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “pije alkoolike dhe duhan” me 6,3 % pasuar nga grupi “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 5,6 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,0   %, “hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 % etj.Rritja vjetore në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi ”Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,14 pikë përqind. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 16,7 % dhe nëngrupit “zarzavate” me 13,7 %.

Ndërsa çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 4,4 % pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,8 %, “kafe, çaj e kakao” me 1,6 %, “qumësht, djath e vezë me 0,6 % etj.

 Rritja e çmimeve të grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,23 pikë përqind në ndryshimin vjetor. Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,6 %.

Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me 0,33 pikë për qind. Në këtë grup çmimet e materialeve për mirëmbajtjen e shtëpisë u rritën me 2,6 % dhe çmimi i ujit të pijshëm me 0,7 %. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)