08 Janar 2025

Shqipëri, tregu i sigurimeve, bie kërkesa me 10.5 për qind

Tiranë, 9 dhjetor - Tregu i sigurimeve në Shqipëri u ul me 10.51 për qind gjatë periudhës janar - tetor 2013. Vlera e primeve të shkruara bruto në këtë periudhë arriti rreth 6.61 miliardë lekë.

Kjo u shoqërua edhe me ulje të numrit të policave të sigurimit me rreth 4.16 për qind duke arritur në 831,282 polica.

Një tjetër tregues i ecurisë së tregut, dëmet e paguara bruto, në total, rregjistruan një rritje me 1.88 për qind në krahasim me janar-tetor 2012.

Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1.92 miliardë lekë, apo 82.55 për qind të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Sigurimi i Jo-Jetës u ul me 12.85 për qind gjatë periudhës janar- tetor 2013, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë e një viti më parë.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik vlerësohen të kenë arritur vlerën rreth 3.03 miliardë lekë gjatë periudhës janar-tetor 2013, duke shënuar një ulje prej 17.81për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sigurimi i detyrueshëm motorik gjatë periudhës raportuese përbën 46për qind të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës.

Ndër klasat e tjera kryesore të sigurimit të Jo-Jetës veçohen: zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë të cilat zunë 22.81 për qind të tregut të Jo-Jetës; sigurimi i aksidenteve, sigurimi i shëndetit dhe sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme të cilat së bashku zunë 13.89 për qind të tregut të Jo-Jetës.

Sigurimi i Jetës u rrit me 9.57për qind krahasuar me janar-tetor të vitit 2012. Pjesa më e madhe e primeve të shkruara bruto i përket sigurimit “Jetë debitori” dhe përbën 64.26 për qind të sigurimit të Jetës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)