Shpallet femra më e suksesshme e vitit në ndërmarrësi
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se gratë e pavarura financiarisht, jo vetëm që janë shtyllë e familjes dhe që mund të tregojnë se marrin vendime për vetveten, janë më të zëshme në familje dhe shoqëri.
Këto gra, kanë më pak shanse që ti ekspozohen dhunës dhe çfarëdo margjinalizimi që i bëhet femrës në shoqërinë në tranzicion, ka theksuar Kusari-Lila.
Sipas saj ministria që ajo e drejton është e përkushtuar që përmes projekti Ditët e Biznesit të Vogël dhe aktiviteti të programit Gratë në Lidership dhe Ndërmarrësi të rrisë vetëdijen për rëndësinë dhe rolin e gruas në shoqëri dhe ndërmarrësi, ka deklaruar ajo.
Si mesazh të fundit, Kusari-Lila ka theksuar se Fuqinë nuk ua jep askush, atë mund ta fitoni vet.
Kurse presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka potencuar se ne si shoqëri duhet të luftojmë për realizimi e të drejtave të çdo qytetari. në momenti që gratë shihen në çdo fushë, si në atë të ekonomisë, politikës dhe në fushën sociale, ato mbeten burim kapital dhe human i një vendi, theksoi presidentja Jahjaga.
Ndërkaq Tracy Ann Jackobson, ambasadore e SHBA-së në Kosovë, përgëzoj nismën e përzgjedhjes së 5 femrave më të suksesshme në ndërmarrësi.
Ferma më e suksesshme e viti u shpall Gëzime Rexhepi Qorolli, e cila fitoi shpërblim prej 1000 euro.
Për katër çmimet tjera, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ndau nga 500 euro dhe një lule në shenjë simbolike për jetëgjatësinë e bizneseve të tyre.
Vesa Gashi pronare e ndërmarrjes Finese Sh.P.K, u shpallë femra më e suksesshme për ide kreative, Çmimi për femrën më të suksesshme në sferën e shërbimeve iu dha Besa Berishës, pronare e ndërmarrjes N.Sh.Univerzum Audit, femra më e suksesshme në tregti për vitin 2012 u shpall Resmije Dushi, pronare e ndërmarrjes NTP Legjenda si dhe femra më e suksesshme në prodhim u shpall Luljeta Ibraj pronare e DPZ Tradita.