SHBA, tregu i shitblerjes së shtëpive po fillon të rimëkëmbet
Washington, 11 gusht - Presidenti amerikan Barack Obama thotë se tregu i shitblerjes së shtëpive po fillon të rimëkëmbet dhe tani ka ardhur koha që të konsolidohet ky përparim.
Presidenti tha në fjalimin e tij të përjavshëm se Kongresi duhet ti japi çdo amerikani shansin që të rifinanacojnë kreditë e tyre me përqindjet e ulëta të interesit që janë në fuqi aktualisht dhe duhet të ndihmojë familjet që i plotësojnë kushtet të bjenë shtëpi.
Presidenti tha se Kongresi duhet të veprojë që ta bëjë pronësinë e shtëpisë një burim krenarie dhe sigurie për klasën e mesme për brezat e ardhshëm.
Senatori republikan nga Karolina e Jugut, Tim Scott, në reagimin e partisë së tij e kritikoi ashpër administratën e Presidentit Obama për atë që ai e quajti bllokim i prodhimit të energjisë.
Senatori tha se prodhimi i energjisë do të krijonte mijëra vende të reja pune dhe do të ulte varësinë nga burimet e huaja të energjisë.