SHBA nis hetimet anti-dumping për produktet kineze
Washington, 5 dhjetor - Departamenti amerikan i Tregtisë shpalli të martën vendimin për hetim anti-dumping ndaj substancave kimike të importuara nga Kina, duke thënë se substancat e hetuara janë përdorur në sistemin e kondicionerëve për automjetet ose për banesat dhe ndërtesat tregtare.
Sipas të dhënave nga Departamentit amerikan i Tregtisë, vëllimi i përgjithshëm i këtyre produkteve importuara vitin e kaluar nga Kina kapi vlerën e 53.2 milionë dollarëve amerikanë.
Komisioni amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare pritet të marrë një vendim paraprak rreth 13 dhjetorit dhe nëse vendoset se këto produkte kanë prekur industrinë përkatëse , atëherë Departamenti amerikan i Tregtisë do të vazhdojë hetimin dhe vendimin në shkurt dhe prill të vitit të ardhshëm për taksat anti-dumping.