06 Janar 2025

SHBA kërkon thellimin e tregtisë me Afrikën

Pretoria, 30 qershor - Presidenti Barack Obama ndodhet në Afrikën e Jugut, si pjesë e turneut ku ai po inkurajon tregëtinë, zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë në kontinentin afrikan.  

Presidenti Obama zhvilloi bisedime sot me presidentin afrikano-jugor Jacob Zuma në Pretoria para se të dilte në një bashkëbisedim me udhëheqës të rinj afrikanë.

Ai njoftoi gjatë takimit për një program për të sjellë 500 të rinj afrikanë çdo vit në Shtetet e Bashkuara për trajnim në aftësi udhëheqëse.

Në një konferencë  shtypi me zotin Zuma, Presidenti Obama tha se objektivi i vizitës së tij ishte inkurajimi i tregëtisë dhe investimeve që jo vetëm do të sillnin përfitime për Amerikën, por do t’i jepnin shtysë edhe rritjes në Afrikën e Jugut.

Obama tha se përshëndet vëmendjen që vende si Kina, India dhe Brazili po i kushtojnë Afrikës.

Por ai tha se vendet afrikane duhet të sigurohen që këto investime hapin vende pune dhe të ardhura për njerëzit e zakonshëm.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë akuzuar firmat kineze se po shfrytëzojnë burimet natyrore të Afrikës, ndërkohë që mbështesin qeveritë e korruptuara dhe shtypëse. Kina i mohon këto akuza. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)