06 Janar 2025

SHBA, Investitorët humbën 300 miliardë dollarë

New York, 9 korrik - Investitorët, të cilët kanë investuar paratë e tyre në bonot qeveritare amerikane, kanë humbur rreth 317 miliardë dollarë për shkak të uljes së kuotimeve të këtyre letrave me vlerë gjatë dy muajve të fundit.

Pavarësisht nga kjo bankat më të mëdha të huaja, të tilla si Mizuho, Deutsche Bank dhe HSBC, nuk nxitojnë të heqin qafe letrat me vlerë të SHBA-së.

Në maj dhe qershor kuotimet e bonove 10-vjeçare ranë gjithsej me 3.2%. Shkaku i rënies ishin druajtjet se blerja e detyrimeve të borxhit të Sistemit të Rezervës Federale të SHBA-së në të ardhmen e afërt mund të reduktohet.

Si rezultat, disa investitorë filluan të tërheqin fondet nga obligacionet shtetërore, edhe pse normat e tyre filluan të rriten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)