08 Janar 2025

SHBA i shtyn negociatat për tregtinë e lirë me BE-në

Prishtinë, 5 tetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë shtyrë negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, për shkak të mbylljes së pjesërishme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i tregtisë së Shteteve të Bashkuara, Michael Forman, e kishte thirrë komisionarin e tregtisë së Bashkimit Evropian, Karel De Gucht, për t’i thënë se zyrtarët amerikanë nuk do të udhëtojnë për në Bruksel, javën e ardhshme për bisedime, për shkak të mbylljes së pjesërishme të qeverisë.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian është dashur ta mbajnë rundin e dytë të negociatave për Tregtinë Transatlantike dhe Partneritetin Investues.

Të dy palët kanë shpresuar që t’i kishin gati propozimet deri në janar të vitit të ardhshëm, për t’i mbyllur dallimet lidhur me rregullat për këtë sektor.

Marrëveshja Shtetet e Bashkuara – Bashkimi Evropian do ta mbulonte një hapësirë me 820 milionë njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)