06 Janar 2025

SHBA e BE nisin bisedimet për tregtinë

Bruksel, 8 korrik - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) hapin sot negociatat për krijimin e zonës më të madhe në botë të tregtisë së lirë.

Bisedimet në Uashington ndodhin në kohën e ca fërkimeve midis aleatëve, në lidhje me akuzat për spiunazh.

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar zyra diplomatike të BE-së dhe rrjete kompjuterike.

BE-ja është e interesuar që spiunimi i SHBA-së të ngrihet në Uashington paralel me bisedimet tregtare.

Negociatat kanë për qëllim të heqin pengesat për tregtinë dhe investimet midis dy fuqive, si dhe të sjellin marrëveshje deri në fund të vitit 2014.

Tregtia e mallrave midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në vitin 2012 ka arritur vlerën e 500 miliardë eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)