02 Janar 2025

SHBA do të investojnë në Turqi 3 miliardë dollarë

Ankara, 5 prill - Ministri turk i Ekonomisë, Zafer Çaëllajan (Zafer Çağlayan) bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë në Turqi 3 miliardë dollarë.

Ky investim do të mundësoj punësimin e 4 mijë personave dhe do të bëj që 1,5 miliardë dollarë të shpenzuara për import të mbeten në vend.

Ministri Çaëllajan i ndodhur për vizitë në Teksas të SHBA, njoftoi se janë duke përfunduar edhe bisedimet me një kompani amerikane, e cila përgatitet të bëjë investime të mëdha në Turqi.

Çaëllajan deklaroi se kompania amerikane, e cila dëshiron të investoj në sektorin e petro-kimisë në Turqi, kërkon vend për të ndërtuar fabrikën e saj.

Zafer Çaëllajan bëri të ditur se projekti në fjalë ka të bëjë me “kthimin nga qymyri në gazë” dhe se kjo do të hapë 4 mijë vende të reja të punës.

Ky projekt do të zvogëloj edhe vartësinë e Turqisë nga energjia, tha Çaëllajan dhe tërhoqi vëmendjen se kostoja që pagoi Turqia për energji në vitin 2011 ishte 54 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2012 kjo shifër doli në 60 miliardë dollarë.

Ministri Çaëllajan gjatë kontakteve të tij në SHBA solli në rend të ditës edhe çështjen e marrëveshjes për tregti të lirë transatlantike që do të bëhet mes SHBA dhe BE-së.

Ministri i Ekonomisë tha se aktualisht janë duke përgatitur një planë veprimi në lidhje me këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)