SHBA, deficiti tregtar i dhjetorit arriti mbi 38 miliardë dollarë
Washington, 7 shkurt - Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Ministria e Thesarit, në dhjetorin e kaluar, në SHBA vlera e eksportit ka shënuar ulje, ndërsa ajo e importit rritje.
Gjatë këtij muaji deficiti tregtar arriti në 38.7 miliardë dollarë, ndërsa në nëntor ai ishte më shumë se 34.6 milardë dollarë .
Në dhjetorin e vitit të kaluar, deficiti tregtar amerikan ndaj Kinës ishte 24,5 miliardë dollarë, ndërsa deficiti ndaj BE-së ishte 11.3 miliardë dollarë