SHBA, çmimet e naftës qëndrojnë në të njëjtat nivele
New York, 13 dhjetor - Çmimet e naftës amerikane kanë qëndruar të pandryshuara të enjten pas shifrave ekonomike pozitive, duke nxitur spekulimet se Rezerva Federale do të pakësojë së shpejti blerjen e bonove.
Analistët besojnë se shifrat e shitjes me pakicë mbështesin tregun, por fitimet nga çmimet e naftës do të kufizohen për shkak të shqetësimeve në rritje se një ekonomi më e fortë do të çojë në një ngadalësim të stimulit nga FED-i.
Nafta e lehtë bruto për janarin u rrit 6 centë në 97.5 dollarë për fuçi, në Bursën e Nju-Jorkut ndërkohë nafta Brent për janarin ra me 1.03 dollarë, duke u regjistruar në 108.67 dollarë për fuçi.