02 Janar 2025

Serbia po përfiton nga lufta tregtare Kosovë – Shqipëri

Prishtinë, 1 prill - Kompanitë serbe po përfitojnë shuma marramendëse parash nga luftuat e fundit tregtare që po zhvillohen në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Para pak ditësh autoritetet kosovare bllokuan në kufij një sasi të konsiderueshme të qumështit të prodhuar në Shqipëri, nën dyshimin se prania e alfatoksinës në të ishte mbi normat e lejuara ne Bashkimin Evropian.

Por, pas pak ditësh në shenjë hakmarrjeje edhe pala shqiptare e mori një vendim të tillë që të ndalojë disa maune me miell të kompanisë M-Silosi që për destinacion kishim tregun shqiptar.

Autoritet doganore shqiptare bllokuan për ditë të tëra miellin duke kërkuar që ngarkesës t’i behën analizat e Alfatoksinës, edhe pse një gjë e tillë së paku deri më tash nuk ka ndodhur.

Njohës të rrethanave ekonomike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri thonë se qeveritë e dy anëve duhet që sa më shpejt që është e mundur të bëjnë një zgjedhje politike për bllokadat e njëpasnjëshme që janë bërë në kufij, pasi që sipas tyre nga e gjithë kjo situatë përfitues po dalin te jenë kompanitë që sjellin produkte serbe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Gjergj Buxhuku, kryetar i “Alb Konfindustria” thotë se ndërhyrja politike është e domosdoshme për të relaksuar marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kemi ardhur në piken kulmore në të cilën vendimmarrja politike e Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme nëse do shkojmë përpara drejt krijimit të një tregu të përbashkët në të mirë të interesit publik dhe kombëtar apo thjesht do të merremi vetëm me folklorizma te kota dhe përfitime vetëm zgjedhore”, tha ai.

Buxhuku thotë se krijimi i tregut te përbashkët mbarëshqiptar mbart në vetvete edhe rrezikun, qe konkurrenca edhe ndërmjet sipërmarrjeve prodhuese vendore do te jete më e ashpër dhe do të fitojë më i forti ndërkohë.

Por sipas tij është pikërisht kjo garë prodhuese e të mirave të mëdha në interes të qytetarëve dhe interesit strategjik afatgjatë kombëtar.

Buxhuku thotë se pa dashur me hy në thellësi se cila është përgjegjësia ligjore e veprimeve te autoriteteve të dy shteteve shqiptare për bllokimet e dyanshme te përsëritura, por sipas tij këtu kemi të bëjmë me shkaqe, që ne thelb kanë lidhje me përfitime financiare të subjekteve te caktuara si edhe përfitime me natyre të pastër politike.

Sipas tij, këtu ndërthurën edhe pasoja të përplasjeve të mëdha tregtare ndërmjet vendeve te BE dhe pjesës tjetër të botes në të cilën Shqipëria dhe Kosova gjenden brenda për shkak te kushteve te procesit të integrimit në BE dhe paaftësisë profesionale të institucioneve tona.

“Në kohë afatshkurtër janë disa prodhues vendorë që mund të përfitojnë nga mbylljet e dyerve te tregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, por të jemi te sigurt se përfituesit kryesorë nga lufta e brendshme tregtare janë grupet e huaja të importit, që do të mbysin çdo sipërmarrje prodhuese shqiptare pavarësisht se ne cilin shtet ndodhen.

Sepse është ekonomia e shkalles dhe shume shkaqe te tjera, qe vendosin ne garën tregtare ndërkombëtare mjaft te ashpër sidomos në kushtet e krizës globale. Ndërkohë humbësi më i madh në çdo rast janë te gjithë shqiptarët”, tha ai.

Sipas tij, sa më shpejt do te duhet qe vendimmarrja politike e të dy vendeve të veprojnë me shpejtësi për të mos rëne në grackën e psikologjisë së vjetër shqiptare të Esad Pashë Toptanit që ishte i gatshëm të bënte çdo marrëveshje me të huajt për shitjen e pjesëve të atdheut.

Edhe përfaqësues të bizneseve në vend thonë se nga luftërat tregtare në vazhdimësi po dëmtohen prodhuesit nga Kosova dhe Shqipëria, ndërkaq po përfitojnë si zakonisht kompanitë.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se ndërhyrja politike në këtë rast është e domosdoshme, pasi as sipas tij hakmarrjet tregtare kundër njëra tjetrës po vazhdojnë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)