09 Janar 2025

Serbia pengon eksportet e prodhuesve nga Kosova

Prishtinë, 20 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe bizneset shprehën pakënaqësitë lidhur me vështirësitë e prodhuesve nga Kosova, të cilët po eksportojnë në Serbi. Janë mbi gjashtë raste të cilat kanë mbetur në terminalet serbe tash disa ditë me arsyetimin e super ekspertizave për secilën maune.

Eksportuesit po ankohen se me ditë të tëra po maltretohen nga autoritetet serbe, sidomos doganat dhe të cilëve o u kushtojnë shumë.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se kanë marr ankesa nga gjashtë kompani vetëm këto ditë, e të cilave u janë bllokuar maunat në terminalet doganore serbe, por numri i tyre është edhe më i madh. Sipas tij ky është një mesazh i qartë se Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet ekonomike, kur dihet se eksportet nga Kosova drejt Serbisë janë të pakta ndërsa anasjelltas janë shumë të mëdha. 

“AKB-ja, kërkon nga institucion vendëse e ato ndërkombëtare që të bëjnë presion ndaj institucioneve të Serbisë që të mos bllokoj bizneset e Kosovës e që janë të pakta drejt Serbisë. Telashet që po i bëjnë doganat serbe janë shumë të kushtueshme për bizneset”, tha Shahini.

Ai tregoi se doganat po kërkojnë për secilën maune super ekspertizë dhe po krijojnë barriera tjera tarifore e jo tarifore. Maunat po ndalen në terminale e që duhet të paguajnë nga 30 euro për çdo ditë. Pos këtyre shpenzimeve duhet të paguajnë edhe shpenzime tjera që kanë kosto mjaft të lartë për bizneset.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, vlerësoi edhe më keq mbajtjen e maunave në terminale dhe mos lejimi i dërgimit të mallit tek  blerësit. Nga ana tjetër sipas Shahinit, Doganat e Kosovës prodhuesve serb nuk i bëjnë kurrfarë barriere dhe ato pa problem importojnë në vendin tonë.  

“Institucionet serbe vazhdimisht kanë penguar dhe po pengojnë eksportin nga Kosova drejt Serbisë. AKB-ja këto shqetësime do ti paraqet tek institucionet dhe të cilat problem duhet të eliminohen”, tha Shahini. 

Madje kryetari i AKB-së, tha se nëse vazhdojnë barrierat serbe, atëherë do të insistoi tek institucionet vendëse, që të ndërmarrin masa reciprociteti të njëjta ndaj bizneseve serbe

Sylejman Konushevci, pronar i fabrikës së vajit Iner company, që eksporton 600-700 tonë në vit bersi lule dielli, tha se kohëve të fundit po kanë edhe shumë probleme sesa kanë pasur më parë. Telashet janë rritur sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet odave ekonomike të dy shteteve.

“Për secilën maune që eksportojmë në Serbi, na kërkohet  dokumentacion i ri apo super ekspertiza, ndërsa prodhimet mbesin në terminale dhe kostoja e shpenzimeve është shumë e lartë dhe e papërballueshme”, tha Konushevci. Sipas tij dokumentacioni  nga Kosova nuk pranohen e nuk vlerësohen, por duhen vetëm dokumente serbe.

Kushtrim Bytyçi, pronar i ndërmarrjes Multi pak eko Kosova, tregoi se i janë ndal dy maune dhe të cilat pa kurrfarë arsyetimi janë kthyer prapa në Kosovë e të cilat janë dërguar në kompani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)