Serbia nuk pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë
Beograd, 19 dhjetor - Serbia në këtë vit nuk do të pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe arsyeja është që nuk ka miratuar ligjin e ri për Organizma të Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ), me të cilin do të pranohej qarkullimi i tyre.
Pajtueshmërinë rregullimit legjislativ në këtë fushë kërkon edhe BE-ja, kurse ka edhe klauzola për sigurinë e ushqimit.
Megjithatë, në Serbi ekziston rezistenca e fortë ndaj OMGJ-së, veçanërisht nga qytetarët dhe organizatat joqeveritare, është që duhet gjetur zgjidhjet kompromise.
Pajtueshmëria e legjislacionit vendor me atë evropina në fushën e OMGJ-s, do të mundësonte Serbisë plotësimin e kushteve për anëtarësimin në BE-në, si edhe në Organizatën Botërore të Tregtisë .
Kjo do të thotë, që Serbia duhet të lejojë qarkullimin e atyre kulturave, që janë lejuar në BE-në, të cilat janë përcaktuar me klauzolën siguruese me të cilin rreziku ndaj shëndetit të qytetarëve kufizohet më minimum. Ministria e bujqësisë ka deklaruar që me ligjin e ri nuk do të lejohet kultivimi i Organizmave të modifikuar gjenetikisht në territorin e Serbisë, as importi i atyre produkteve për nevojat njerëzore.
Qëllimi i ligjit është që në atë fushë të futet rëndi në tregun, që produktet të deklarohen si edhe që konsumuesve të ofrohen informacione për përmbajtjen e produkteve që i blejnë.
Edhe shoqata e organizatave të pavarura kërkon mbrojtjen rigoroze nga organizma të modifikuara gjenetikisht. Në atë shoqatë theksojnë që konsumuesit duhet të kenë të gjithë informacione për produkte që përmbajnë OMGJ-në, çfarë do të thotë që ambalazhin e produkteve duhet të vendosen shenjat e qarta për përmbajtjen, siç është rasti me kutitë e cigareve.
Ata rikujtojnë që Ligji për mbrojtjen e konsumuesve, i cili është miratuar në vitin 2005, konsideron qarkullimin e OMGJ-së si shkeljen ligjore, dhe ndëshkimi është 3 milion dinar për personin juridik.
Madje Serbia tenton të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë , nuk duhet të pranojë importin e organizmave të modifikuar gjenetikisht.
Mazhoranca nga 159 anëtarëve të kësaj organizate nuk kanë pranuar atë propozim, dhe mes tyre janë shumë shtete evropian siç janë Franca, Norvegji, Greqi, Austri, Hungari, Bullgari dhe Poloni.
Në botë vetëm 28 shtete kanë pranuar krejtësisht qarkullimin e këtij lloji të ushqimit, kështu që Serbia ka mundësi të pajtojë detyrat e integrimeve ndërkombëtare me interesat kombëtare për mbrojtjen e shëndetësisë së popullit.