09 Janar 2025

Serbia nga 1 Janari liberalizon importin nga Bashkimi Evropian

Beograd, 31 dhjetor - Serbia nga 1 Janari i vitit 2014 gati plotësisht do të liberalizoj importin nga Bashkimi Evropian,por do të mbajë mbrojtjen doganore në disa prodhime bujqësore,siç është mishi,dhe prodhimet e qumështit.

”Mbrojtja mesatare doganore në importin e mallrave nga BE nga 2014 deri në hyrje të Serbisë në anëtarësim të BE do të jetë 0,99%,ndërsa importi 95,1% të prodhimit në kuadër të Tarifës doganore në tërësi do të liberalizohet”,kumtoi Zyra e qeverisë për integrime evropiane.

Siç thuhet ,liberalizmi i plot nuk është paraparë për prodhime strategjike bujqësore që do të përmbajnë mbrojtjen doganore deri në momentin e anëtarësimit të Serbisë në BE .Fjala bie, në të gjitha llojet e mishit,prodhimeve të qumështit,patates ,domates rrushit, mollës,kumbullës vishnjës,grurit dhe miellit të grurit dhe misrit dhe miellrave tjerë.

Në listën e prodhimeve për të cilat mbanë doganat janë luledielli,margarini, kobasica,pasteta,perimet konservuara dhe pemët,pastaj lëngjet nga domatet,rrushi ,molla ,dardha dhe vishnja dhe lëngjet e përziera. 


Mes atyre prodhimeve që do të doganohen ende gjendet edhe ufulla,duhani,etil alkooli,raki e pemëve,kategoritë caktuara të gjedhëve,derri .qengjat për therje,sikurse dhe sheqeri ,vajii rafinuar nga luledielli dhe cigaret.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)