06 Janar 2025

Serbia i kërkon mbledhje urgjente CEFTA-s

Beograd, 5 korrik - Serbia ka kërkuar CEFTA-s një mbledhje urgjente për shkak të barrierave tregtare të vendosura nga qeveria maqedonase për grurin dhe miellin, tha të enjten një prej zyrtarëve të Serbisë.

Maqedonia ka kërkuar kufizimin e importit të grurit dhe të miellit.

Ndërkohë, asistenti i ministrit serb të Tregtisë Todorovic u shpreh se është rënë dakord me anëtarët e tjerë për një takim të përbashkët që do të mbahet në Beograd pas 10 ditësh.

Marrëveshja për Tregti të Lirë për vendet e Europës Qendrore(CEFTA) është një organizatë e tregtisë së lirë me 14 vende anëtare ku përfshihen edhe Serbia e Maqedonia.

Në 6 mujorin e parë të vitit, Serbia pati tepricë tregtare prej 588.3 milionë dollarësh amerikanë me vendet e CEFTA-s, krysisht nga eksportimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore, raportoi Zyra e Statistikave Kombëtare e Serbisë.

BE-ja dhe CEFTA janë dy blloqet më të rëndësishme tregtare për Serbinë, ku llogariten dy të tretat e tregtisë së saj të jashtme. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)