Rusia përmirëson klimen e investimeve
Moskë, 13 korrik - Investitorët e huaj i vlerësojnë në përgjithësi pozitivisht ndryshimet në klimën e investimeve në rajonet e Rusisë, ndërkohë që vënë në dukje gjatë kësaj dinamikën e tyre të ngadaltë.
Rezultatet e një studimi në lidhje me këtë fakt, të kryer nga kompania ndërkombëtare KPMG, u bënë publike sot në ekspozitën ndërkombëtare \"Innoprom 2013\" në Ekaterinburg.
Studimi është bazuar në intervistat e zhvilluara me 200 investitorë të huaj, të cilët kanë përvojë pune në Rusi.
\"Ne ndjejmë konkurrencën e rajoneve në luftën për investitor\", - tha Presidenti i kompanisë Siemens në Rusi dhe Azinë Qendrore, Dietrich Moeller.