09 Janar 2025

Rusia gati për zonën e tregtisë së lirë me BE-në

Moskë, 19 shkurt - Moska përshëndeti gatishmërinë e Bashkimit Europian (BE) për krijimin e një zone të ardhshme të tregtisë së lirë ndërmjet Bashkimit Doganor BE-Rusi, bëri të ditur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Duke komentuar artikullin e shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton në të përditshmen ruse \"Kommersant\", Lavrov tha se Ashton e ka shprehur qartë se zona e tregtisë së lirë është një objektiv i përbashkët.\"

Ndërkohë, Moska ka përshëndetur \"bashkëbisedimin e hapur dhe të sinqertë\" mbi Partneritetin Lindor, po ashtu edhe për dialogun në fushën e energjisë me BE-në, të cilin ai e quajti themelin e partneritetit strategjik mes Rusisë dhe BE-së.

Moska, tha ai, mbështet gradualisht, lëvizjet hap pas hapi drejt liberalizimit të tregtisë mes Rusisë dhe BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)