08 Janar 2025

Rusia do të ankohet për taksat europiane në OBT

Moskë, 22 tetor - Rusia ka ndërmend të paraqesë një ankesë pranë OBT-së kundër taksave të Bashkimin Europian për produktet metalurgjike dhe kimike.

Kështu shkruan gazeta ruse \"Kommersant\", duke cituar burime anonime.

 Moska synon të shfuqizojë korrigjimet energjetike, në bazë të të cilave BE-ja cakton vlerën nominale të mallrave.

Kjo praktikë mundëson cilësimin e importit rus si dumping dhe vendosjen e taksave më të larta.

Veprimet e Moskës janë një kundërpërgjigje ndaj procedurës që BE-ja inicioi në OBT verën e vitit 2013.

Brukseli është i pakënaqur lidhur me taksën e utilizimit, të cilën janë të detyruar ta paguajnë prodhuesit europianë të automobilave në Rusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)