"Rugove" shndërrohet në partner afatgjatë i komunitetit Rugovas
Pejë, 29 shtator - Në ambientet piktoreske te natyrës në fshatit Drelaj të Rugovës, Korporata Rugove organizoi vizitë për bashkëpunëtoret në hapësirat për përpunimin e djathit dhe në mbushtoren e ujit.
Qëllimi i kësaj vizite ndër tjerash ishte edhe që të tregohet për fillimin e një bashkëpunimi shumë domethënës me mbështetjen e Ministrisë se Bujqësisë për përmirësimin e cilësisë në përpunimin e produkteve te qumështit si dhe zhvillimin e trevave te rajonit të Rugovës.
Me ketë rast drejtori i Korporatës Rugove, z. Visar Kelmendi, falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin e mirë qe Rugove ka me kompanitë sa i përket produkteve te tyre:
Me lejoni që fillimisht tju falënderoi për besimin e deritashëm të bashkëpunimit me ne. Besimi juaj na shtyn që ne të vazhdojmë të ngrisim kapacitetet tona të prodhimit dhe ajo që është më e rëndësishmja të ngrisim cilësinë e produkteve tona, tha z. Kelmendi.
Ai shtoi se Një falënderim i veçantë shkon edhe për Ministrinë e Bujqësisë e cila me mbështetjen qe po i jep projektit tonë po kontribuon edhe në zhvillimin e trevave ne rajonin e Rugovës, ne krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë dhe indirekt edhe ne zhvillimin ekonomik te kësaj treve. Ne jemi me fat qe e posedojmë një natyrë kaq të mrekullueshme dhe të përshtatshme për prodhime te ushqimit, prandaj pse mos ta zhvillojmë edhe më shumë atë.
Ne shohim potencial shumë të lartë në rajonin e Rugovës dhe aspirata jonë është ta rrisim seleksionin e produkteve që ofrojmë në mënyrë që të përfshihet një numër më i madh produktesh bio që krijohen në bjeshkët e Rugovës. Gjatë këtij procesi, ëndrra jonë është të stimulohet ekonomia, blegtoria dhe agrikultura lokale në Rugovë, ndërsa kompania jonë të shndërrohet në partner afatgjatë i komunitetit Rugovas, përfundoi Z. Kelmendi.
Arsim Selmonmusaj, perfaqesues i Kompanise ELKOS, gjatë këtij manifestimi shprehu fjalët më të mira për korporatën RUGOVE, ku sipas tij Kualiteti dhe përkushtimi në punë e bënë kompaninë te dallohet nga prodhuesit tjerë ne vend, andaj urojme qe sukseset e Korporatës Rugove, të vazhdojnë dhe në këtë mënyrë të gjithë se bashku të punojmë qe prodhimet e vendit tonë, jo vetëm të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e tregut të Kosovës, por te bëhen edhe produkte te kërkuara dhe konkurruese ne rajon.
Ky manifestim u përmbyll me një argëtim madhështor të shoqëruar me sofrat Pejane, me ushqime tradicionale, muzike dhe çfarë e bëri edhe më të veçantë, ishte mikpritja e përzemërt Rugovase.