Rubla ruse bie serish ndaj dollarit dhe euros
Moskë, 2 shtator - Rubla ruse ka rënë në një rekord të ri kundrejt dollarit amerikan, përkatësisht në 37.39.
Monedha ruse ka shënuar rënie edhe ndaj euros, në 49.27.
Rënia vjen si pasojë e kërcënimeve të Bashkimit Evropian për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.