Rubla bie në nivlein më të ulët historik përballë dollarit
Moskë, 31 gusht - Rubla ka rënë në një nivel historik përball dollarit, investitorët shqetësohen përball një përforcimi të sanksioneve perëndimore përball Moskës për shkak të krizës ukrainase.
Dollari u shkëmbye sot në tregun valutor me 37,0260 rubla, duke kaluar rekordin që arriti në mars kur gadishulli ukrainas i Krimesë u aneksua nga Rusia.
Rubla ruse ka rënë edhe përball monedhës së përbashkët, euros, duke u këmbyer në tregun valutor një euro për 48,61 rubla, por ngelet nën rekordin që u arrit në mars.
E goditur nga sanksione ekonomike të paprecedenta, Rusia, ekonomia e së cilës është ngadalësuar ndjeshëm që prej fillimit të krizës ukrainase, gjendet aktualisht në preg të recesionit.