Rruga e re shmang haraçin në Han të Elezit
Prishtinë, 25 qershor - Rrustem Rukolli e Xhevdet Bajramaliu nuk do të mund të vënë më haraç në pikën kufitare me Maqedoninë.
Shteti ka vendosur ta ndalojë këtë duke ndërtuar një rrugë të re që nuk do të kalojë më nëpër terminalin doganor të tyre në Han të Elezit. Rruga është në fazën tenderuese, shkruan Koha Ditore.
Ndërtimi i një rruge tjetër është parë si zgjidhje e vetme e problemit për bizneset që detyroheshin të paguanin nga 30 euro për kalim të një kamioni nëpër terminalin, pronë e Rukollit dhe e Bajramaliut.
Këtë taksë ata e zbatonin prej kohësh për të gjitha ato biznese që zhdoganimin e bënin në ndonjë terminal tjetër brenda Kosovës. Shteti nuk ka arritur ta ndalë këtë.
/Koha Ditore/