Rritja e konsumit të brendshëm në Kinë arrin rekord të ri
Pekin, 18 shtator - Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Shen Danyang u shpreh se në gusht rritja e konsumit të brendshëm në Kinë shënoi rekord të ri, me një tendencë pozitive në gjysmën e dytë të vitit.
Zyra Kombëtare e Statistikave njoftoi se nga janari deri në gusht vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit u rrit 12.8% në krahasim me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, afro 14.8 trilionë juanë.
Ndërsa vetëm gjatë gushtit, ky vëllim u rrit13.4% më shumë në krahasim me gushtin e vitit 2011.
Baza e shëndoshë e makroekonomisë, rikthimi i besimit tek tregu dhe një sërë masash që nxisin konsumin kanë luajtur rol pozitiv në nxitjen e konsumit, shpjegoi zëdhënësi Shen për rritjen e shifrave.