08 Janar 2025

Rritet për 15 për qind importi i duhanit

Prishtinë, 29 shtator - Në Kosovë ka ngritje për 300 tonë të importit të duhanit deri në muajin gusht, në krahasim me vitin e kaluar.

Por zyrtarët e Doganave të Kosovës mohojnë se ky import i shtuar ka të bëjë me krijimin e stoqeve, me qëllim përfitimi para se të ngritët akciza, e paraparë të fillojë nga java pasuese.

Përderisa deri në fund të muajit gusht të vitit të kaluar ishin importuar 1700 tonë cigare, në të njëjtën periudhë të këtij viti janë importuar 2000 tonë, ka thënë për Radio Kosovën, Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Kemi një rritje prej 15 për qind të importit të duhanit. Sa i përket taksave, 71 milionë taksa janë mbledhur gjatë këtij viti, kurse vitin e kaluar 64 milionë taksa të mbledhura”, theksoi ai.

Por, Stavileci mohon se rritja e importit është bërë me qëllim të krijimit të stoqeve, para ngritjes së akcizës.

“E përcjellim gjatë gjithë kohës këtë import, ka njësi të veçantë e cila merret me kontrollimin e importit dhe sasisë e cila futet gjatë gjithë kohës, prandaj me kompetencë të plotë them se nuk ka rritje te importit të duhanit me qëllim të krijimit të stoqeve”, tha ai.

Ai këtë e bazon edhe në kodin doganor, sipas të cilit nuk lejohet importi mbi sasinë të cilën kompania ka importuar gjatë vitit të kaluar.

Sipas vendimit të qeverisë, nga muaji tetor norma e akcizës në duhan rritet nga 27 euro në 30 euro për njësi, ndërsa në vitin 2014 nga 30 euro në 32 euro për njësi.

/RTK/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)