06 Janar 2025

Rritet inflacioni i Kines

Pekin, 9 korrik - Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) në Kinë u rrit në qershor 2.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe 2.1 për qind në krahasim me majin, bëri të ditur të martën Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.

Rritja e CPI-së, që është një matëse kryesore e inflacionit, ishte më e ulët se objektivi i qeverisë për mbarë vitin, prej 3.5 për qind.

Zyra Kombëtare e Statistikave thotë se përshpejtimi ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së çmimit të ushqimeve.

Vjet rritja ekonomike e Kinës arriti në 7.8 për qind, shifra më e ulët që nga viti 1999. Në tremujorin e parë të sivjetshëm ritmet e kësaj rritjeje u ngadalësuan, duke arritur në 7.7 për qind, nga 7.9 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Të dhënat për tremujorin e dytë do të publikohen të hënën e ardhshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)