08 Janar 2025

Rritet çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare

New York, 7 shtator - Situata e krijuar pas shtimit të shqetësimeve mbi mundësinë e nisjes së agresionit ushtarak kundër Sirisë, është bërë shkak për shtimin e çmimit të naftës.

Si pasojë e kësaj situate në bursën e New Yorkut çdo fuçi naftës është shitur me 112 dollarë që është kuota më e lartë e arit të zi që prej majit të vitit 2011. Ndërsa nafta Brent e detit të veriut është shitur me 117 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës së lehtë West Teksas Intermediate, gjithashtu është shitur me 110 dollarë për fuçi. Edhe pse Siria nuk është një prej vendeve kryesore prodhuese dhe eksportuese të naftës, kërcënimet e Amerikës për sulm ushtarak kundër këtij vendi kanë ngjallur një shqetësim të thellë botëror dhe pikërisht kjo ka ndikuar edhe tek vendet prodhuese dhe eksportuese të naftës.

Të tilla shqetësime kanë çuar në rritjen e çmimit të naftës në bursat botërore. Sipas shumë ekspertëve nëse Amerika merr vendim të ndërhyjë ushtarakisht në Siri, kjo ndërhyrje do të ndikojë seriozisht në shtimin akoma më të madh të çmimit të naftës.

Vlen të theksohet se vendet perëndimore me në krye Amerikën, me pretendimin e përdorimit të armëve kimike në Siri, synojnë të nisin një agresion ushtarak kundër këtij vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)