Rritet çmimi i benzinës në Francë
Paris, 19 nëntor - Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve e cila njoftoi se raportet me të fundit nga tregu i karburanteve në Francë tregojnë për ngritjen e çmimit të benzinës në këtë vend.
Kjo është në kohën kur fuqia blerëse e qytetarëve francezë është në ulje e sipër për shkak të zbatimit të masave shtrënguese ekonomike nga qeveria e Francës.
Çmimi i një litre benzinë pa plumb 95 nga 1.46 euro aktualisht ka arritur në 1.47 euro. Çmimi i benzinës pa plumb 98 gjithashtu është rritur për një cent nga 1.52 euro në 1.53 euro.
Sipas ekspertëve të kësaj fushe, ngritja e çmimeve energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse ka shtuar edhe më tepër vështirësitë e qytetarëve francezë.
Fuqia blerëse e qytetarë francezë më herët ishte ulur shumë për shkak të rritjes së taksave dhe tatimeve.