02 Janar 2025

Rriten shkëmbimet tregtare të jashtme të Serbisë

Beograd, 31 mars - Shkëmbimet e tregtisë së jashtme të Serbisë gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti kanë kapur shifrën 4.81 miliardë dollarë kështu në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë shënuar një rritje prej 15.9 për qind.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e statistikave zyrtare të Serbisë e cila njofton se edhe importi i Serbisë gjatë muajit të parë të këtij viti ka kapur shifrën 2.93 miliardë dollarë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 6.8 për qind ka shënuar rritje.

Partnerët më të rëndësishëm të Serbisë në tregtinë e jashtme janë Italia, Gjermania, Rusia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Rumania, ndërsa në importin e këtij vendi në rend të parë radhitet Rusia, Gjermania, Italia, Kina dhe Hungaria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)