08 Janar 2025

Rriten eksportet spanjolle

Madrid, 21 shtator - Deficiti tregtar i Spanjës u ul në nivelin 67.5 për qind në shtatë muajt e parë të vitit, falë rritjes së eksporteve, të cilat arritën nivelin më të lartë historik prej 138.58 miliardë euro, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Deficiti tregtar i Spanjës arriti në 6.61 miliardë euro (8.94 miliardë U.S.D) në periudhën janar-korrik.

Në terma vjetorë, deficiti u ul me 13.7 miliard euro, nga 20.3 miliardë euro që ishte gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2012.

Eksportet thyen një rekord historik, pasi ato u rritën me 7 për qind në shtatë muajt e parë të vitit. Në veçanti, eksportet e pajisjeve u rritën me 15.8 për qind duke kapur vlerën 29.2 miliardë euro

Ministria e Ekonomisë theksoi rolin në rritje të tregjeve jashtë e BE-së.

Qeveria tha se Spanja do të fillojë rritjen ekonomike në fund të vitit 2013, duke treguar rritjen e eksporteve si një shenjë e rimëkëmbjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)