Rriten eksportet shqiptare në periudhën janar-maj 2013
Tiranë, 26 qershor - Eksportet shqiptare kapën shifrën e 96.3 miliardë lekëve apo 900 milionë dollarë amerikanë në 5 muajt e parë të vitit, duke regjistruar një rritje prej 16.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) të martën.
Sipas INSTAT-it, eksporti i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, tekstileve e këpucëve ka regjistruar rritje pozitive, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet kanë ndryshuar prirjen pozitive në periudhën janar-maj për shkak të performancës negative në maj.