Rriten eksportet shqiptare
Tiranë, 9 maj - Eksportet shqiptare gjatë tremujorit të parë të këtij viti ruajtën trendin pozitiv të rritjes, duke shkuar në 53.2 miliardë lekë, 17.2% më lartë se në 2012-ën.
Sipas INSTAT-it, që i referohet agjencia \"Xinhua\", eksportet e mineraleve, karburantit, energjisë, lëkurës dhe këpucëve ndikuan në këtë trend pozitiv.
Mineralet dhe energjia e eksportuar arritën vlerën 23.4 miliardë lekë, eksporti i hekurit dhe çimentos drejt Italisë e Turqisë shkuan respektivisht në 2.6 miliardë dhe 607 milionë, ndërsa tekstilet dhe këpucët shënuan një rritje të eksporteve në masën 4.2%.
Tregtia e jashtme e Shqipërisë shënoi rritje me disa vende përfshirë Gjermaninë, Kinën e Turqinë.