Rrite besimi i konsumatorit në Bashkimin Europian
Bruksel, 23 prill - Drejtoria e Përgjithshme për çeshtjet ekonomike dhe financiare pranë Komisionit Europian (DG ECFIN) vlerëson se gjatë muajit prill, krahasuar me marsin, treguesi i besimit të konsumatorit është rritur në vendet e BE-së nga 0.8 në 5.8 pikë, ndërsa në zonën euro nga 0.6 në 8.7 pikë.
Sipas kësaj Drejtorie, në mars Treguesi i Ndjeshmërisë Ekonomike (ESI) në zonën euro është rritur me 1.2 pikë, duke shënuar 102.4 pikë, kurse në BE niveli ka mbetur i qëndrueshëm, me një rritje prej 0.3 pikë në totalin prej 105.3 pikësh.