Rosneft zgjeron praninë e vet në Venezuelë
Karakas, 5 korrik - Një nga kompanitë më të mëdha ruse të naftës dhe Petroleos de Venezuela nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në sferën e realizimit të projekteve në zona shelfi.
Informacioni se kompania ruse \"Rosneft\" do të marrë pjesë në zhvillimin e blloqeve të reja në shelfin e Venezuelës u bë publik pas takimit të mbajtur midis liderëve të të dy vendeve, respektivisht Vladimir Putin dhe Nicolas Maduro.
Lidhja e marrëveshjes së re mbi zhvillimin e punës së përbashkët u bë vazhdim i natyrshëm i marrëveshjeve të arritura më parë. Sipas saj, kompania \"Rosneft\" brenda viti duhej të përcaktonte se cilat vendburime konkrete në Venezuelë paraqesin interes për të.
Si rezultat, \"Rosneft\" dhe Petroleos de Venezuela ranë dakort për të punuar në pesë blloqe të gazit në shelfin e hidrokarbureve.
Në veçanti, në kuadër të projektit Mariscal Sucre në vendburimet Blanquilla dhe Tortuga në shelfin e Detit të Karaibeve.
Vëllimi i përgjithshëm i rezervave të këtyre depozitave të lëndëve hidrokarbure vlerësohet në 600 miliardë metra kub gaz.
Në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit në shelfin e Venezuelës është i domosdoshëm një partner i fortë. Vendi zotëron burime jashtëzakonisht të mëdha hidrokarburesh, por pa ndihmën e të tjerëve vendi nuk mund të merret dot me nxjerrjen e tyre - ai nuk ka përvojë të mjaftueshme, i mungojnë teknologjitë dhe mjetet e nevojshme.
Mbi mënyrën e financimit të projektit Mariscal Sucre tregon njëri nga ekspertët kryesorë të Bashkimit të industrialistëve të naftës dhe gazit të Rusisë, Rustam Tankajev:
- Miliardin e parë të dollarëve do ta japë \"Rosneft\" dhe ky do të jetë kapitali i startit për të. Më tej është planifikuar, me sa duket nga të gjitha, që për llogari të nxjerrjes dhe shitjes së naftës të financohet faza e ardhshme e këtij projekti. Domethënë ai do të zhvillohet për llogari të mjeteve vetiake.
Nga përvoja ne e dimë se jo gjithmonë kjo funksion dhe se shkon mbarë e mirë. Prandaj është plotësisht e mundur që të nevojiten edhe investime të tjera suplementare.
Kompanitë ruse, duke përfshirë edhe \"Rosneft\", punojnë tashmë që prej një kohe të gjatë në Venezuelë. Së bashku me kolegët latinoamerikanë ato po zhvillojnë projektet Junin-3, Junin-6 dhe Carabobo-2 në Brezin e naftës dhe të gazit Orinoko të Venezuelës. Kështu që modeli i ndërveprimit është konstruktuar tashmë, thotë Rustam Tankajev:
- Nëse situata nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojnë të ruhen rregullat e vendosura nga Hugo Chavez, atëhere \"Rosneft\" do të marrë jo më shumë se 40% të projektit Sucre Mariscal. Në kohën e vet paketat kontrolluese të të gjitha projekteve të mëdha i përkisnin kompanive më të fuqishme të naftës.
Por Hugo Chavez ishte kategorikisht kundër kësaj. Si rezultat, siç e dimë tashmë të gjithë, këto projekte u anuluan. Dhe pastaj gjithçka u stis dhe u rregullua në mënyrë të tillë që paketa konktrolluese ti përkiste si përfundim Venezuelës.
Por kompania ruse \"Rosneft\" është mëse e kënaqur me kushte të tilla, sepse, në fakt, partneriteti me Republikën Bolivariane i lejon kompanive të forcojnë pozitat e veta në tregun global të gazit.
Tani rezervat e gazit të kompanisë \"Rosneft\" vlerësohet në pothuajse 6 trilionë metra kub. Tashmë që në vitin 2020 kompania planifikon të prodhojë rreth 100 miliardë metra kub gaz në vit. Dhe pjesën më të madhe të këtij vëllimi në shelfin e Venezuelës.