Rikthimi i Greqisë në tregjet financiare nuk ia zgjidh problemet
Luksemburg, 13 prill - Greqia nxori të enjten bonot e para që prej vitit 2010, veprim ky që u përshëndet nga investitorët dhe nga kreditorët e vendit.
Kandidati i qendrës së djathtë për presidencën e Komisionit Evropian, luksemburgezi Jean-Claude Juncker, vlerëson se rikthimi i Greqisë në tregjet financiare nuk i rregullon problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballen grekët.
Fakti që Greqia rikthehet në tregjet financiare nuk sjell automatikisht një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të jetesës, theksoi ish-kryeministri i Luksemburgut në një intervistë për të përditshmen gjermane Tagesspiegel.
Greqia nxori të enjten bonot e para që prej vitit 2010, veprim ky që u përshëndet nga investitorët dhe nga kreditorët e vendit (BE, FMN, BQE). Por vendi mbetet ende në vështirësi me një papunësi që arrin 26,7 për qind, që është më e larta në Evropë.